Paraditen e djeshme në orën 10:30 në Negotinë në rrugën Marshal Tito, automjeti i pasagjerëve i tipit “Mercedes” me targa të Negotinës me drejtues shtetasin me inciale M.M. (50 vjeçar) nga Negotina, ka goditur personin me iniciale V.T (79 vjeçare) poashtu nga Negotina.
Këmbësorja V.T ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në Klinikën për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup.
MPB ka bërë inspektim të vendit ku ka ndodhur aksidenti si dhe po punojnë në zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.