Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë sot Qeveria e Maqedonisë në seancë qeveritare miratoi vendimin për shkfuqizim të përkohshëm të procedurave doganore për mishin e ngrirë të derrit dhe prodhimeve tjera të mishit të derrit.
Koha e shfuqizimit është për gjashtë muaj, ndërsa sasia është në nivel prej 50 për qind nga nevojat e industrisë vendore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë propozim-vendim pritet që të rritet konkurrenca e industrisë vendore në përpunimin e mishit dhe me këtë të rritet edhe numri i të punësuarve në industrinë e mishit./Telegrafi/