Para Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit nesër në ora 12:30 do të mbahet konferencë shtypi me aktivitet performuese “Jepni ryshfet”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Veprimtaria aktiviste u mendua si një shfaqje ku si temë e kanë korrupsionin në Maqedoni dhe problemet lidhur me korrupsionin: institucionet e korruptuara, qytetarët që janë të gatshëm të japin ryshfet dhe mosfunksionimi i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, por mbi të gjitha normalizimin e kulturës së ryshfetit.
Shfaqja do të ndodhë në shumë lokacione të Shkupit, do të fillojë nga Çarshia e Vjetër në ora 12:00, ndërsa do të vazhdojë drejtë Prokuroria Publike Themelore, Ministria për Financa dhe Komisionit për parandalimin e korrupsionit në ora 12:30. Pastaj aksioni do të vazhdojë drejt Spitalit të Qytetit dhe do të mbarojë para hapësirave të Gjykatë Themelore në Shkup. /Telegrafi/