Instituti për Shëndet Publik bën të ditur se gjatë javës së 18 të vitit 2018 në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 21 raste të gripit, krahasuar me javën e kaluar ka një rënie prej 45% të numrit të të sëmurëve, njofton Koha.
Krahasuar me sezonin e kaluar ka një rritje të numrit të të sëmurëve për 17%.
Sipas moshës, gjatë javës së tetëmbëdhjetë numri më i madh i të sëmurëve– 15 janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë prej 1,9/100.000 banorë tek personat mbi 65 vjet ku janë raportuar 5 raste.
Këtë javë numri më i madh i të sëmurëve (13) është raportuar në QSHP Tetovë, ndërsa incidencë më e lartë (9.8/100.000 banorë) është regjistruar në NJR S. Nikole.
Gjatë sezonit 2017/2018 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 23.906.