Site icon Telegrafi

Maqedoni, shënon rënie numri i të prekurve nga tuberkulozi

Në Maqedonia dhjetë vitet e fundit në vazhdimësi është shënuar rënie e numrit të të sëmurëve nga tuberkulozi. Gjithashtu rënie ka shënuar edhe numri i vdekshmërisë nga kjo sëmundje.

Gjatë vitit 2017 janë regjistruar shtatë raste të reja të vdekjes së pacientëve nga kjo sëmundje, numër ky i cili është dukshëm më i vogël nga viti 2016 gjatë së cilit janë regjistruar gjithsej 21 raste të vdekjes.

Nga Shoqata e pneumatologëve të Maqedonisë thonë se mosha më e prekur nga kjo sëmundje janë nga 35-44 vjeç.

Për momentin në Klinikën për sëmundje të mushkërive dhe tuberkulozit trajtohen 53 pacientë. Më të prekur nga kjo sëmundje rezultojnë të jenë meshkujt./Telegrafi/

Exit mobile version