Site icon Telegrafi

Maqedoni, shënohet Dita evropiane e dhurimit të organeve

Me rastin e Ditës evropiane për dhurimin e organeve dhe indeve për transplantim sot Shoqata e qytetarëve të sëmurë nga veshkat “NEFRON” organizon ngjarje me temë “A flet si donator? Dhuro organ – dhuro jetë!”.

“Dhurimi i organeve nuk guxon të jetë tabu temë në asnjë shoqëri. Kjo është edhe ideja e kreatorëve në këtë ditë të cilët nën patronazhin e Këshillit të Evropës për çdo vit në çdo vend anëtar zbatojnë projekte për promovimin e dhurimit të organeve dhe sigurimin e informacioneve për dhurimin e organeve në drejtim të rritjes të numrit të dhuruesve”, thonë nga Shoqata “NEFRON”.

Në Maqedoni rezultate të dukshme ka në transplantimin e veshkave nga një donator i gjallë./Telegrafi/

Exit mobile version