Site icon Telegrafi

Maqedoni, shënohet dita botërore e kancerit të fëmijëve

Një foshnje tre mujore me kancer të mëlçisë është pacienti më i ri i cili kurohet në Klinikën e fëmijëve në Shkup. Statistika në Maqedoni tregojnë se rritet numri i fëmijëve me sëmundje malinje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vitin e kaluar 30 fëmijë janë diagnostifikuar me kancer. Sëmundja më e shpeshtë malinje është leukemia, por kanceri tek fëmijët sipas mjekëve është edhe i determinuar gjenetikisht.

Edhe pse kurimi është proces i gjatë dhe i rëndë për prindërit dhe fëmijët, në Klinikën e fëmijëve në Shkup ka një numër të madh të rasteve që kanë përfunduar me fund të lumtur./Telegrafi/

Exit mobile version