Telegrafi

Maqedoni, secilën ditë një person sëmuret me fruth, katër të tjerë në gjendje kritike

Epidemia e fruthit në kulmin e vet, alarmojnë nga ministria e Shëndetësisë. Autoritetet thonë se qindra raste të reja ndodhin çdo javë, ndërsa e vetmja mbrojtje kundër sëmundjes është MRP vaksina. Autoritetet shëndetësore përpiqen ta arrijë përqindjen e dëshiruar të imunitetit kolektiv.

Mjekët secilën ditë kontrollojnë pacientë të ri që vinë me temperaturë të lartë. Në spitalin infektiv janë hospitalizuar 33 persona, nga ku 4 persona janë në gjendje kritike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në klinikën për fëmijë numrat janë më të mirë. 10 foshnja mjekohen, por asnjëra prej tyre nuk është në gjendje klinike.

Ministri Filipçe është i kënaqur me numrin e fëmijëve të vaksinuar deri në moshën 14 vjeçare në Shkup. Por, autoritetet deri tani nuk dinë se si t’i çojnë prindërit e qyteteve tjera t’i imunizojnë fëmijët.

“Dinamika është më e dobët te qytetet tjera të vendit, për çka nesër do të diskutohet te Komisioni për sëmundje infektive. Duam që gjatë ditës së nesërme në atë mbledhje të diskutojmë edhe për arsyet e mundshme dhe të shohim se si mund të tejkalohet kjo situatë”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe./Telegrafi/