Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se “vaksinimi po zhvillohet me dinamikë të mirë. Rreth 50% e numrit total të fëmijëve të pavaksinuar tashmë janë vaksinuar. Ende vazhdon ai trend te prindërit për t’i vaksinuar fëmijët e tyre, që është për përshëndetje”.
Për fat të keq, siç tha ai, secilën ditë ka raste të reja të pacientëve me fruth që pranohen në Klinikën për sëmundje infektive, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nga katër-pesë deri dhjetë pacientë në ditë kontrollohen. Ata që janë me formë më të lehtë shkojnë në mjekin shtëpiak, të tjerët hospitalizohen. Numri i përgjithshëm që shërohen në Klinikën për sëmundje infektive është 30. Fëmijët kanë formë më të rëndë, komplikime, që seriozisht ka ndezje te mushkëritë e mardha, janë ende në gjendje të rëndë por stabile”, tha Filipçe.
Sipas ministrit të shëndetësisë, e gjithë kjo me të cilën ballfaqohemi është rezultat i uljes së imunitetit kolektiv që ndodh nga viti 2014./Telegrafi/