Telegrafi

Maqedoni, seancë qeveritare për politikat rinore

Republika e Maqedonisë sot do të mbaj seancë me tematik të dedikuar për politika rinore, që qeveria e Republikës së Maqedonisë do ta zbatoj në të ardhmen.

Siç informojnë nga qeveria, kësaj seance do t’i paraprijnë takime të hapura koordinative, të organizuar dhe koordinuar nga Agjencia për rini dhe sport dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë, ku nëpërmjet takimeve dhe debatit të gjërë publik, ka hapur hapësirë për propozimin e organizimit të politikanëve të ri.

“Në seancë, nëpërmjet politikave për të rinj që i zbaton Qeveria, së bashku me anëtarët e organizimit të të rinjëve, do të shikohen propozimet politike të dorëzuara, të dedikuar për përmirësimin e jetës së të rinjëve në vend”, thonë nga qeveria./Telegrafi/