Komisioni kuvendare për Politikë të Jashtme do të zhvillojë sot seancë, në të cilën do të paraqesë platformat për aktivitetet diplomatike të ambasadorëve të vendit tonë në Kosovë, Shqipëri, Katar, Mbretërinë e Danimarkës, Misionin e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë dhe Misioni i Këshillit të Evropës, Strasburg.
Platforma e veprimtarive diplomatike do t’u prezantohet anëtarëve të Komisionit nga Ambasadorja Teuta Agai Demjaha në kuadër të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Ambasadoren Shpresa Jusufi në Misionin Diplomatik dhe Konsullor në Prishtinë, Kosovë, Ambasadorja Svetlana Geleva në Misionin e Këshillit të Evropës në Strasburg, Ambasadori Danço Markovski në Misionin Diplomatik dhe Konsullor në Tiranë, Shqipëri misioni diplomatik dhe konsullor në Kopenhagë, Mbretëria e Danimarkës./Telegrafi/