Ministrat në seancën e 86-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e vërtetuan nevojën për përpunimin e l Ligjit për investime strategjike në Republikën e Maqedonisë.
Qeveria e obligoi Ministrinë për Transport dhe Lidhje në afat prej tri ditësh nga nominimet e marra të formojë grup punues për përpunimin e Propozim-ligjit për investime strategjike në Republikën e Maqedonisë. Në të njëjtën kohë, disa ministri, kabineti i Kryetarit të Qeverisë dhe Zëvendës Kryetari i Qeverisë, në afat prej pesë ditësh të nominojë person për grupin punues për përpunimin e Propozim-ligjit për investime strategjike në Republikën e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga formimi i grupit punues, Ministria e Transportit dhe Lidhjes kanë afat prej 60 ditësh që Qeverisë t’i dorëzojnë draft Propozimin-ligjin për investime strategjikë në Republikën e Maqedonisë.
Në seancën e sotme Qeveria e rishqyrtoi dhe e miratoi informacionin për nevojën e përmirësimit të gjendjes së rrjetit rrugor komunal.
Për këtë qëllim, Qeveria e obligoi Ministrinë e Financave të fillojë procedurë për hua tek Banka Botërore në vlerë prej 70 milionë eurove./Telegrafi/