Site icon Telegrafi

Maqedoni, sanksionohen 754 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

Nga MPB informojnë se dje janë sanksionuar 754 shkelje të masës për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

“Gjatë ditës së kaluar (10 / 11.10.2020) në territorin e Republikës Maqedonia së Veriut, lidhur me masën për mbajtjen e maskës mbrojtëse, janë regjistruar 754 shkelje”, thonë nga MPB.

Ministria e Brendshme u bën apel qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për ballafaqim me Covid-19./Telegrafi/

Exit mobile version