Telegrafi

Maqedoni: Rryma rritet për çdo vit 10-12 për qind

Kjo del si detyrim nga traktati energjetik të cilin Maqedonia dhe shtetet e rajonit e firmosën në Athinë në vitin 2005, me Bashkimin Evropian.

Kjo nënkupton se nëse aktualisht çmimi i 1 kilovat/orë energji elektrike është 3.4 denarë, deri në fund të 2015 pritet të dyfishohet dhe të arrijë shifrat prej 6.8 denarë për 1 kilovat/orë energji elektrike të shpenzuar.

Sipas ekspertëve Qeveria duhet të përgatisë opinionin për një shtrenjtim të tillë sepse në të kundërtën rrezikon të shkaktojë ‘shok’ të vërtet me çmimin e saj.

Pas rreth pesë vjetësh, energjia do të blihet në tregun energjetik nga shumë kompani furnizuese.

Risia tjetër në treg është se qytetarët do të shpenzojnë energji aq sa kanë para, sepse në treg do të dalin në shitje kartela pre-paid dhe post paid. /Alsat-m/Telegrafi/