Telegrafi

Maqedoni: rryma do të shtrenjtohet për 16 %

Gruevski ka deklaruar se Qeveria e tij për dy vite ka parandaluar këtë duke paguar subvencione , por sipas tij në kohën kur të gjitha vendet e rajonit dhe ato të BE-së rritën çmimin e rrymës nga 30 deri në 60 për qind, edhe Maqedonia është e detyruar të bëjë të njëjtën gjë duke premtuar se rritja nuk do të jetë më e madhe se 15 deri 16 për qind.

“Kjo rritje e çmimit të energjisë elektrike, nëse ndodhë, është shumë më e vogël nga ajo se sa do të duhej të rritej. Ne edhe më tutje do të vazhdojmë me subvencionimet, edhe më tej do të paguajmë atë pjesë të shpenzimeve të cilën duhet ta paguajnë qytetarët dhe ndërmarrjet me qëllim që ta mbrojmë standardin e qytetarëve. Do të shkojmë me një ngritje shumë të vogël nga ajo që duhet të bëhet, dhe nga ajo që parandaluam gjatë këtyre dy viteve”.