Site icon Telegrafi

Maqedoni, rritje prej 3 për qind e BPV-së në tre mujorin e tretë

Shkalla e rritjes së Bruto Prodhimit Vendor (BPV) për tre mujorin e tretë të vitit 2018, është tre për qind.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, eksporti i mallrave dhe shërbimeve është rritur për 16.4 për qind, ndërsa importi është rritur për 12.6 për qind, njofton Telegrafi Maqedoni.

Konsumi përfundimtar i amvisërive, duke përfshirë institucionet jofitimprurëse që shërbejnë familjeve, në tremujorin e tretë të vitit 2018 ka një rritje nominale prej 5%, ndërsa pjesa e saj në strukturën e BPV-së është 62.5%.

Ndryshe, në tre mujorin e parë ESHS regjistroi rritje të BPV-së për vetëm 0.1 për qind, në tre mujorin e dytë për 3.2 për qind./Telegrafi/

Exit mobile version