Bruto Prodhimi Vendor në tremujorin e parë të vitit 2019 është rritur për 3,1 për qind, publikoi Entit Shtetëror i Statistikës.
Rritje më të madhe është shënuar në sektorët: tregti me shumicë dhe pakicë; riparim i automjeteve motorike dhe motoçikletave; transport dhe magazinim; objekte për vendosjen e veprimtarive të shërbimit me ushqim prej 7,5 për qind; bujqësi, pylltari dhe peshkim për 3,9 për qind veprimtari shkencore dhe teknike, veprimtari të shërbimit administrativ dhe ndihmës për 3,6 për qind.
Konsumi përfundimtar i amvisërive duke përfshirë edhe institucionet joprofitabile të cilat u shërbejnë amvisërive, në tremujorin e dytë të këtij viti, janë rritur nominalisht për 3,4 për qind, ndërsa pjesëmarrja në strukturën e BPV arin 69 për qind.
Në periudhën e njëjtë, eksporti i mallrave nominalisht është rritur për 10,2 për qind, ndërsa importi për 10,5 për qind.