Site icon Telegrafi

Maqedoni, rritet qarkullimi industrial në muajin korrik

Qarkullimi në industri, gjithsej, në korrik të këtij viti në krahasim me korrikun e vitit të kaluar është rritur për 10 për qind, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Sipas grupeve industriale kryesore, qarkullimi i përgjithshëm në industri në korrik të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, shënon rritje te Prodhimet kapitale për 39.2 për qind, Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë 6.3 për qind, dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 9.9 për qind, ndërsa rënie është vërejtur te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 12.1 për qind.

Qarkullimit në industri, gjithsej, në korrik të këtij viti është ulur për 13.6 për qind, derisa në periudhën janar – korrk krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 16.4 për qind.

Të dhënat e ESHS-së tregojnë se qarkullimi në industri në tregun vendas, në korrik të këtij viti krahasuar me korrikun e vitit të kaluar është rritur për 3.4 për qind.

Sipas grupeve industriale kryesore, qarkullimi në industri në tregun vendas në korrik të vitit 2022, krahasuar me korrikun e vitit 2021, shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 8.7 për qind, Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 3.1 për qind, ndërsa rënie u vërejt te Prodhimet kapitale për 26.0 për qind dhe te Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 7.5 për qind.

Qarkullimi në industrinë në tregun vendas, në korrik krahasuar me qershorin e këtij viti, është ulur me një përqindje, ndërsa në periudhën janar – korrik, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur për 13 për qind.

Siç ka regjistruar ESHS, te qarkullimi në industri të tregjeve të jashtme, në korrik të këtij viti, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar ka rritje për 12.2 për qind.

Sipas grupeve industriale kryesore, qarkullimi në industri në tregjet e jashtme në korrik të këtij viti, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, shënon rritje te Prodhimet kapitale për 40.7 për qind, Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 0.2 për qind dhe te Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 15.3 për qind, ndërsa rënie u vërejt te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 19.6 për qind.

Qarkullimit në industri në tregun e jashtëm, në korrik të vitit 2022, krahasuar me qershorin e vitit 2022, është ulur për 17.5 për qind, dhe në periudhën janar – korrik të vitit 2022, krahasuar me periudhën janar – korrik të vitit 2021, ka një rritje prej 17 për qind.

Exit mobile version