Telegrafi

Maqedoni, rritet prodhimi i produkteve pyjore për 15 për qind

Foto: Ilustrim

Prodhimi i përgjithshëm i produkteve pyjore në pyjet shtetërore në tremujorin e tretë të vitit 2018 krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar është rritur për 15 për qind, njofton Enti Shtetëror për Statistikë.

Rritje e prodhimit pyjor është shënuar te trungjet e llojeve gjethe rënëse, drunj të llojit halorë dhe te drunjtë për ngrohje të llojeve halore dhe gjetherënëse.

Ulje e prodhimtarisë pyjore është shënuar te trungjet llojeve halore, druri për miniera nga llojet halore dhe gjetherënëse dhe drunj të tjerë të llojit halorë./Telegrafi/