Telegrafi

Maqedoni, rritet për 345 përqind vlera e punimeve të kontraktuara jashtë vendit

Vlera totale e punimeve të kontraktuara jashtë vendit në gjysmën e parë të vitit arriti në 3.993.844.000 denarë, që është 345.1 përqind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistika.

“Në periudhën janar-qershor të këtij viti, ndërmarrja ndërtimore nga vendi në vendet tjera kanë kryer punë ndërtimore me vlerë 76.725.000 denarë, që është për 88.5 përqind më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Rënia e konsiderueshme e punimeve ndërtimore është për shkak të përfundimit të aktiviteteve ndërtimore në objektet n[ Bosnjë dhe Hercegovinë në fund të vitit të kaluar”.

Në gjysmën e parë të këtij viti, vëllimi i punëve ndërtimore në Gjermani, Mal të Zi dhe Bullgari u rrit./Telegrafi/