Për 15 për qind është rritur numri i turistëve në periudhën janar – gusht të vitit 2018 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror për Statistika. Gjithashtu është rritur edhe numri i bujtjeve për 16,1 për qind.
“Numri i turistëve vendas është rritur për 14,5 për qind, ndërsa tek ata të huaj për 15,3 për qind, ndërsa numri i bujtjeve tek turistët vendas është rritur për 14,8 për qind, ndërsa tek të huajt për 18 për qind”, informojnë nga ESHS, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Numri i turistëve në muajin gusht të vitit 2018 ka qenë 211.746, ndërsa i bujtjeve 881.806 që është më shumë nga gushti i vitit të kaluar për 12,2 gjegjësisht për 15 për qind.
Numri i turistëve vendorë në gusht të vitit 2018 në krahasim me gushtin e vitit 2017 është rritur për 18,1 për qind, ndërsa të të huajve për 5,8 për qind, ndërsa numri i bujtjeve të turistëve vendorë është rritur për 17,9 për qind, ndërsa i turistëve të huaj për 7,6 për qind./Telegrafi/