Site icon Telegrafi

Maqedoni, rritet numri i të punësuarve në industri

Numri i të punësuarve në industri në muajin tetor të vitit 2017 në krahasim me tetorin e vitit 2016 është rritur për 4,4 për qind, ndërsa në periudhën janar-tetor të vitit 2017, në krahasim me periudhën janar-tetor të vitit 2016 shënon rritje prej 1,8 për qind, kumtoi Enti shtetëror për statistikë.

Numri i të punësuarve në sektorin minierë dhe nxjerrje të gurit në tetor të vitit 2017 në krahasim me tetorin e vitit 2016 shënon ulje prej një për qind, në sektorin Industria e përpunimit rritje prej pesë për qind, ndërsa në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim rritje për 1,1, për qind.

Sipas grupeve të përgjithshme industriale, numri i të punësuarve në industri në tetor të vitit 2017 në krahasim me tetorin e vitit 2016 shënon rritje te energjia për 03 për qind, prodhimet intermediare, përveç energjisë për 12,8 për qind, prodhimet kapitale për 16,8 për qind dhe prodhimet e përhershme për konsum të gjerë për 1,4 për qind, ndërsa ulje shënon te prodhimet jo të përhershme për konsum të gjerë për 2,3 për qind./Telegrafi/

Exit mobile version