Site icon Telegrafi

Maqedoni, rritet numri i shitësve, zvogëlohet ai i shitoreve

Numri i shitësve është shtuar edhe pse numri i shitoreve është zvogëluar, tregojnë kështu analizat e fundit të Entit Shtetëror për Statistika në Maqedoni.

Në fakt, në vitin 2008 në vend ka pasur 22.332 shitore dhe 32.021 të punësuar, derisa, vjet në vitin 2016 apo tetë vite më pas, numri i shitoreve është ulur në 18.250, ndërsa numri i shitësve ka arritur në 41.057, njofton Koha.

Këto të dhëna të Entit për Statistikë japin përfundimin se zvogëlohet numri i lokaleve të vogla për shitje ku punësohen nga një ose dy persona, por nga ana tjetër gjithnjë e më i madh është numri i marketeve që kanë nevojë për më shumë të punësuar. Më saktë, të dhënat vërtetojnë se pjesa më e madhe e shitësve koncentrohen nëpër supermarket.

Përndryshe, analiza e Entit për statistikë e quajtur “Regjistrim i kapaciteteve shitëse me pakicë në Republikën e Maqedonisë për vitin 2016”, tregon se edhe pse ka vetëm 310 supermarkete, në to punojnë 4.488 persona, derisa në krahasim ka 4.182 minimarkete ku punojnë 7.046 persona.

Exit mobile version