Site icon Telegrafi

Maqedoni, rritet numri i punëtorëve në industri

Për 0,1 përqind është rritur numri i punëtorëve në industri vitin e kaluar, ndërsa në dhjetor të vitit 2016 në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2015 shënon rënie nga 0,9 përqind, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Siç njofton Enti Shtetëror për Statistikë, numri i punëtorëve në Minierë dhe nxjerrje të gurëve në dhjetor të vitit 2016 në krahasim me dhjetorin e vitit 2015 shënon rritje nga 1,8 përqind, në sektorin Industri përpunuese ka ulje për 1,1 përqind, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim është evidentuar rënie nga 0,5 përqind.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punëtorëve shënon rënie tek Prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjerë për 3,7 përqind, ndërsa rritje ka tek Energjia për 1 përqind, Prodhime intermediare, përveç energjisë për 0,5 përqind, Prodhime kapitale për 5,4 dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 7 përqind /Telegrafi/

Exit mobile version