Numri i punëtorëve në industri në prill të këtij viti është rritur për 8,4 për qind në krahasim me muajin e njëjtë, ndërsa në katër muajt e parë të vitit 2018 është rritur për 7,2 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, numri i punëtorëve në sektorin e minierave dhe nxjerrjes së gurit shënon rritje prej 1,3 për qind, në sektorin e industrisë përpunuese ka rritje prej 9,4, ndërsa në sektorin furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të klimatizuar rënie prej 0,1 për qind.
Sipas grupeve kryesore industriale, rritje prej 15,7 për qind ka te prodhimet intermediare, përveç energjisë, te prodhimet kapitale rritja është 24,6, ndërsa te prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë 2,1 për qind, rënie ka te energjia për 0,6 për qind, përderisa te prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë është në nivel të njëjtë./Telegrafi/