Site icon Telegrafi

Maqedoni, rritet numri i punëtorëve në industri

Numri i punëtorëve në industri nga muaji janar deri në qershor këtë vit, ka shënuar rritje për 0.8 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Numri punëtorëve në sektorin e minierave dhe nxjerrjen e gurit në qershor të 2017, në krahasim me qershorin e vitit të kaluar ka shënuar rrënie për 0,5 për qind, në sektorin e industrisë përpunuese ka rritje prej 2.8 për qind, ndërsa në sektorin e furnizimin me energji elektrike, gas, peletë dhe klimatizim ka rrënie prej 0.5 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punëtorëve në industri në qeshor 2017 në krahasim me qershorin e 2016, është vërejtur rritje tek energjia prej 0,7 për qind, prodhimet e ndërmjetëme, përveç energjisë për 3.5 për qind dhe prodhimet kapitale për 15.8 për qind./Telegrafi/

Exit mobile version