Spitalet në vend përplot me pacientë të prekur nga gripi stinor. Sipas autoriteteve shëndetësore piku i të prekurve me viruse pritet të jetë në mesin e muajit shkurt.
Më të prekur nga viruset janë fëmijët, ndërsa klinika për sëmundjen e mushkërive të fëmijëve në Kozle po punon me kapacitete të përforcuara me qëllim që të kryejë deri në 200 kontrolle në ditë për fëmijët që kryesisht janë të prekur në pjesën respiratore.
“Për momentin gjendja është stabile, vërehet rritje e të prekurve me grip dhe me sëmundjet tjera infektive. Te foshnjet vërehet më shume virusi rsv…. për momentin kemi 70 pacientë të hospitalizuar ka vende të lira, spitali ka 90 shtretër të lirë, kështu që ka vend dhe çdo ditë lëshohen fëmijë që stabilizohen me qëllim që të bëhet hapësirë për fëmijë të rinj”, tha Ole Spasova, mjeke.
Spasova bën thirrje që pacientët fillimisht të drejtohen te mjekët e tyre amë.