Telegrafi

Maqedoni, rritet numri i abonuesve të paketave TV, Internet, telefoni fikse dhe telefoni celulare

Gjithnjë e më shumë qytetarë të Maqedonisë përdorin oferta në paketë të operatorëve, në vend të parapagimit të një linje fikse ose celular, ose të përdorin vetëm internet apo vetëm televizor digjital.

Kështu thonë të dhënat më të reja të Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKR), pëcjell Telegrafi Maqedoni.

Përfshi gjysmën e dytë të vitit të kaluar, janë regjistruar gjithsej 2.022.678 abonues në telefoninë celulare, që është thuajse 27 mijë më pak se sa e njajta periudhë e vitit 2016.

Sipas operatorëve, Telekomi Maqedoni ka 47,97% të abonuesve, ONE.VIP ka 49,57% të parapaguesve, kurse 2,46% janë në Lycamobile.

Numri i linjave fikse ka rënë për gjashtë mijë, respektivisht numri i përgjithshëm ishte 360.804.

Të dhënat flasin për rritje prej 1,15% të abonuesve të shërbimeve në paketë, kurse 83,61% rritje të pakove të plota TV, Internet, telefoni fikse dhe telefoni celulare./Telegrafi/