Telegrafi

Maqedoni, rritet intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane

Komunikacioni në Maqedoninë e Veriut zhvillohet pa ndalesa dhe nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është rritur. Në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lidhja Auto-moto e Maqedonisë rekomandon përshtatje të shpejtësisë, respektim të rregullave dhe vozitje të kujdesshme, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut./Telegrafi/