Telegrafi

Maqedoni: Rritet borxhi ndaj bankave

Guvernatori i Bankës Popullore Petar Goshev pranon se si rezultat i krizës ekonomike në pjesën e dytë të vitit 2009, janë rritur borxhet e jashtme të ekonomisë të cilat në prodhimin bruto vendor marrin pjesë me 60 për qind.

Se ekonomia në vend rrezikohet nga kriza të reja e tregojnë edhe numri i kompanive me xhirollogari të bllokuara. si çdo vit ashtu edhe në vitin 2009, sipas raportit të BPM-së, financimin e deficitit tregtar të Maqedonisë e kanë shpëtuar transferet e parave nga mërgata.

“Financimi i deficitit tregtar edhe këtë herë varej nga transferet private të parave gjatë vitit , të cilat kishin nivele të ndryshme brenda vitit, sepse hyrja e këtyre fondeve në vend është çdo herë e paparashikueshme”, theksoi Goshev.

Sipas këtij raporti, inflacioni vjetor në pjesën e dytë të vitit 2010 ka arritur nivelin prej 1.1 për qind, si rezultat i rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe ngrohjes qendrore.

Në raportin vjetor thuhet se 7 nga gjithsej 10 banka komerciale në Maqedoni kanë treguar humbje në punën e tyre apo fitim për 51për qind më pak në krahasim me vitin 2008. /alsat-m/telegrafi/