Site icon Telegrafi

Maqedoni, rriten shpenzimet për jetesë dhe çmimet në pakicë

Shpenzimet për jetesë dhe çmimet në pakicë në janar janë rritur për 0.1% në krahasim me muajin e kaluar, ndërsa në krahasim me janarin e vitit 2019 shënojnë rritje prej 0.6%.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, rritje të shpenzimeve të jetesës në janar në krahasim me muajin e kaluar është vërejtur te perimet përveç patateve, pemët, prodhimet ushqyese, qumështi, gjiza, buka, sheqeri, mjalti, çokollata dhe birra, njofton Telegrafi Maqedoni.

Rritje të shpenzimeve ka edhe te shërbimet tjera financiare siç është higjiena personale, te biçikletat, aranzhimet turistike, telefoni dhe pajisjet e telefaksit etj.

Ulje të shpenzimeve është vërejtur te vena, te transporti ajror, mobilje dhe amvisëri, prodhimet mjekësore, pajisjet e mëdha elektronike për amvisëri etj./Telegrafi/

Exit mobile version