Shpenzimet për jetesë në muajit prill në krahasim me muajin mars të këtij viti janë rritur për 0.8 për qind, ndërsa krahasuar me prillin e vitit të kaluar janë janë rritur për 1.9 për qind.
Siç njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika, për 1.2 për qind ka rritje te çmimet në pakicë në muajin prill në krahasim me muajin mars, që krahasuar me prillin e vitit të kaluar janë rritur për 1.3 për qind, njofton Telegrafi Maqedoni.
Rritje të shpenzimeve për jetesë në muajin prill, në krahasim me muajin e kaluar, është vërejtur te frutat e freskëta për 5.1 për qind, te perimet me përjashtim të patates për 2.3 për qind, sheqeri, xhemi, mjalti, çokollata dhe produktet e ëmbla për 0.8 për qind, buka dhe prodhimet tjera për 0.5 përqind, pijet alkoolike për 0.3 për qind dhe vaji për 0.2 për qind.
Statistika ka evidentuar rritje të shpenzimeve për jetesë edhe te transporti me aeroplan për 23.5 përqind, te derivatet e naftës për 5.1 për qind.
Ulje të shpenzimeve për jetesë në muajin mars në krahasim me muajin e kaluar është vërejtur te prodhimet tjera të ushqim për 0.9 për qind, te pema e thatë dhe prodhimet e arrave për 0.5 për qind, përpunimet tjera nga mishi, peshku dhe frutat e detit për 0.4 për qind dhe qumështi për 0.2 për qind.
Gjithashtu, ulje të shpenzimeve për jetesë është vërejtur edhe te librat për në për qind, te mirëmbajtja dhe rregullimi i veturës te prodhimet për higjienë personale dhe prodhimet tjera mjekësore./Telegrafi/