Çmimet në bujqësi në muajin mars të këtij viti, kanë shënuar rritje, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Rritja tek inputet është për 2.1 përqind, ndërsa tek outputet 1.3 përqind.
Në muajin mars 2019, në krahasim me marsin e 2018, çmimet e inputit gjegjësisht, mjetet harxhuara aktuale në bujqësi janë rritur për 2.4 përqind, ndërsa indeksi i çmimeve të inputit 2 përqind, gjegjësisht fondet e dedikuara për investime në bujqësi janë ulur për 1.6 përqind.
Në pjesë e outputeve, në mars të vitit 2019, në krahasim me marsin e 2018, çmimet e prodhimtarisë kanë shënuar rritje prej 1.5 përqind, ndërsa çmimet e prodhimtarisë blegtorale nuk kanë ndryshuar./Telegrafi/