Site icon Telegrafi

Maqedoni, rreth 2.000 kërkesa të reja për ndihmë sociale të garantuar

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjonul Bajraktar në konferencë për shtyp bashkërisht me zëvendësministren shtesë, Sanela Shkrijelj, biseduan rreth përshtatjes së sistemit të mbrojtjes sociale në krizë ekonomike dhe shëndetësor.

Bajraktar tha se pagesa e të gjitha ndihmave sociale bëhet vazhdimisht ndërsa tani vijon pagesa e parë sociale për muajin prill, njofton Telegrafi Maqedoni

“deri të enjten, do të bëhet pagesa e ndihmës së garantuar sociale, ndërsa me ndryshimet e fundit dhe me relaksimin e sistemit të mbrojtjes sociale, këto amvisëri marrin edhe nga 1.000 denarë shtesë energjetike edhe gjatë muajve prill deri në shtator”, theksoi zëvendësministri.

Ai bëri të ditur se kanë arritur 2.000 kërkesa të reja për ndihmë sociale/Telegrafi/

Exit mobile version