Rreth 18 mijë persona në Maqedoni jetojnë në kushte të robërisë moderne, ose 8.7 për qind e shteteasve janë rob, tregojnë të dhënat e Indeksit Global për Liri 2018, që është përpunuar nga Kombet e Bashkuara dhe Fondacioni “Walk Free”.
Maqedonia gjendet në vendit e tretë në listën e vendeve evropiane dhe Azisë Qendrore. Në këtë grup para Maqedonisë janë vetëm Turkmenistani dhe Bjellorusia, ndërsa më mirë të renditura janë Luksemburgu, ku vetëm 1.5 në 1 mijë banorë janë të robëruar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa sa i përket qeverisë në lidhje me këtë problem, ajo e Maqedonisë është vlerësuar me BBB.
Rezultatet e raportit në nivel botëror tregojnë se më shumë se 40 milionë njerëz jetojnë aktualisht në një lloj skllavërie, dhe kryesisht në Azi dhe Afrikë. Por njerëzit në skllavëri jetojnë edhe në një pjesë të botës ku nuk pritet, siç janë në SHBA ku në kushtet e skllavërisë jetojnë rreth 400 mijë njerëz.
Vlerësimet në studim janë bazuar në një sërë statistikash zyrtare në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, por edhe nga bisedimet me më shumë se 70 mijë njerëz.
Përfundimi i Fondacionit “Walk Free” është se skllavëria moderne është e përhapur edhe në vendet më të zhvilluara në botë./Telegrafi/