Site icon Telegrafi

Maqedoni: Risi në “Termini im”, vendosen dy udhëzime të reja

Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se me Drejtorinë për Shëndet Elektronik vendosin risi në sistemin nacional Termini Im, me qëllim të përmirësimit të evidentimit shëndetësor dhe thjeshtësimit të punës së punonjësve shëndetësor, por para se gjithash për shkak të optimizimit të procesit të udhëzimit të pacientëve dhe marrjes më të shpejtë të shërbimit i cili u nevojitet.

Risia më e rëndësishme, që vendoset janë dy udhëzime të reja, prej të cilave lloji i parë është “Urgjent 24” i cili do të jepet përderisa mjeku i cili e bën kontrollin konfirmon se pacienti për shkak të gjendjes së tij (gjendje urgjente/rrezik për jetë), e domosdoshme është të kontrollohet nga ndonjë specialist, përkatësisht subspecialist ose t’i caktohet procedurë e caktuar diagnostike në afat prej 24 orësh.

Lloji i dytë i udhëzimit quhet “Udhëzim pa termin” dhe shfrytëzohet në rast kur pacienti ka nevojë për kontroll, , lidhur me realizimin e të drejtës së caktuar dhe kontrolli duhet të bëhet në shtatë ditët e ardhshme. Ky lloj i udhëzimit do të shfrytëzohet përderisa në institucion ku dërgohet pacienti nuk ka termin të lirë në shtatë ditët e ardhshme, për kontroll të rregullt.

Njëherit udhëzimi pa termin nuk do të shfrytëzohet për kontroll të parë, por për realizimin e të drejtave dhe obligimeve të siguruesve nga sigurimi i obliguar shëndetësor dhe atë për: rekomandim për raport mjekësor, rekomandim për përdorim të terapisë kronike dhe dhënie të mjeteve ortopedike, realizim i të drejtës për fekondim biomjekësor të asistuar, realizimi i të drejtave të tjera për të cilat nevojitet mendim nga një specialist/subspecialist/konsultim i mjekëve dhe kontroll/aplikim i terapisë, e cila për shkak të gjendjes shëndetësore duhet të bëhet në afat prej 24/48/72 orëve.

Në pjesën e punës spitalore vendoset masë e re, me të cilën fletlëshimi do të jepet në ditën e lëshimit të pacientit nga spitali, ndërsa më së voni në afat prej 24 orëve. Derisa për pacientin pritet rezultat histopatologjik jepet fletlëshimi me diagnozë të punës, ndërsa me rezultatet merret dhe fletlëshimit me diagnozën përfundimtare, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Exit mobile version