Site icon Telegrafi

Maqedoni, rënie të prodhimit industrial në korrik

Prodhimi industrial në korrik të këtij viti në krahasim me korrikun e vitit të kaluar është më i vogël për 1.8 për qind. Në periudhën janar – korrik të vitit 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shënon rritje prej 1.0 për qind, bëri të ditur Enti Shtetëror i Statistikës.

Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit korrik të vitit 2023, krahasuar me të njejtin muaj të vitit paraprak, shënon rënie për 13.5%, në sektorin Industri përpunuese për 1.2%, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajrë të kondicionuar shënon rritje për 8.8%.

Rënia në sektorin Industri përpunuese është si rezultat i, para së gjithash, rritjes së prodhimit të reparteve vijuese: Prodhimi i produkteve ushqimore, Prodhimi i produkteve të duhanit, Proshimit të tekstilit, Prodhimi i veshjeve, Prodhimeve të produkteve themelore dhe praparateve farmaceutike, Prodhimi i produkteve nga goma dhe prodhimi i masave plastike si dhe Prodhimi i pajisjeve elektrike.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin korrik të vitit 2023, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Prodhimeve kapitale për 28.0%, ndërkaq rënie kemi tek Energjia për 6.1% Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 1.8%, Prodhimet të qëndrueshme për konsum të gjërë për 18.9%, dhe te Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 13.8%.

 

 

Exit mobile version