Një 14-vjeçare është viktima e parë nga gripi sezonal këtë vit në vend.
Këtë e konfirmoi mjekja Gordana Kuzmanovska, epidemiologe në Institutin për Shëndet Publik, pas informacioneve të marra nga Klinika për Sëmundje të Fëmijëve.
Kuzmanovska tha se 14-vjeçarja që ka ndërruar jetë mbrëmë, përveç gripit sezonal ka pasur edhe sëmundje tjera.
Vetëm këtë javë janë regjistruar 3600 të prekur nga gripi, ndërsa numri i përgjithshëm është 10.700 persona.
Autoritetet shëndetësore thonë se për momentin nuk ka nevojë për mbyllje të shkollave, si masë për të parandaluar përhapjen e gripit./Telegrafi/