Telegrafi

Maqedoni: Regjistrohen mbi 44 mijë vetura

Sipas të dhënave të kësaj drejtorie, deri më 29 gusht në vend kanë hyrë 38.635 vetura të vjetra, kamionë, autobusë dhe minibusë, ndërsa vetëm 5.479 vetura kanë qenë të reja, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Të dhënat bëjnë të ditur se për tetë muaj për më shumë se tre herë është rritur numri i përgjithshëm i veturave të importuara nga jashtë vendit.

Sipas rregullave ligjore, pagesat mesatare për regjistrimin e një veture të vjetër shkojnë deri në 700 euro. Nga regjistrimi i veturave të importuara nga jashtë, buxheti shtetëror është rritur për rreth 40 milion euro, mjete të grumbulluara nga tarifat doganore, akcizat dhe TVSH-ja.

Këto të dhëna tregojnë se masat e reja qeveritare për importin e veturave të vjetra ka pasur efekte tek qytetarët, të cilët kanë pasuruar parkun e veturave. /Telegrafi/