Shumica parlamentare nuk e ka mbështetur propozimin e OBRM-PDUKM-së opozitare që të shfuqizohet akciza plotësuese prej 3 denarëve për dizelin, që Qeveria e miratoi më 1 janar të këtij viti.
Në seancën e sotme, opozita përsëriti qëndrimin se kjo masë negativisht ndikon ndaj qytetarëve, sidomos ndaj transportuesve.
Ndërsa pushteti nga ana tjetër pohonte se me paratë e grumbulluara, kthehen borxhe të vjetra dhe realizohen projekte në dobi të qytetarëve.