Site icon Telegrafi

Maqedoni, reformat në gjyqësor sjellin kompetenca shtesë për Prokurorinë Speciale Publike

Draft-strategjia për reforma të sektorit gjyqësor për periudhën 2017-2022 me Plan të veprimit, parasheh që Prokuroria speciale publike të fitojë kompetenca të zgjeruara. PSP-ja do të hetojë edhe vepra penale të profilit të lartë për korrupsion (të ashtuquajturat white-collar crime), që del nga korniza ekzistuese ligjore, e shkruar në Ligjin për PSP.

“Vendosja e këtillë organizative e PSP-së do të përcillet edhe me organizatë përkatëse në suaza të gjykatave”, thuhet në kumetesë. Normat për kompetencat e zgjeruara të PSP-së do të përfshihen edhe në Ligjin e veçantë për Prokurorinë speciale.

Kjo bëhet për shkak të zgjidhjes ekzistuese ligjore në lidhje me mandatin e PSP-së, duke pasur parasysh vëllimin dhe kompleksitetin e lëndëve. “Nevojitet të krijohen parakushte ligjore për vazhdimin e mandatit të saj si prokurori publike e veçantë me kompetenca autonome në suaza të Prokurorisë publike shtetërore”, shtohet në dokument.

Në Draft-strategjinë shkruhet se nuk parashihet asnjë përgjegjësi për anëtarët e Këshillit gjyqësor të zgjedhur nga rradhët e gjykatësve. Në këtë dokument shkruan se kriteret për zgjidhjen e gjykatësve nuk janë objektive sa duhet, procedura nuk është transparente, ndërsa vendimet e Këshillit gjyqësor nuk janë të sqaruara si duhet. “Ekziston një sistem që nuk është i harmonizuar me standardet ndërkombëtare në lidhje me përgjegjësinë disiplinore të gjykatësve”, shtohet në raport.

Rekomandohen kritere ligjore dhe procedurë për përgjegjësi individuale dhe kolektive të anëtarëve të Këshillit gjyqësor dhe Këshillit të prokurorëve publik.

Vlerësimi i gjykatësve dhe prokurorëve publik fillimisht duhet të bazohet në kritere të reja objektive të cilësisë dhe sasisë.

Kjo strategji poashtu parasheh riorganizim dhe demonopolizim të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, si dhe vendosjes e obligimit ligjor për trajnim të vazhdueshëm të avokatëve, e organizuar nga Oda e Avokatëve me fond të orëve të definuar me ligj në nivel vjetor./Telegrafi/

Exit mobile version