Telegrafi

Maqedoni: Rastet kur ndalesa për grupim të më shumë se katër personave nuk vlen

Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se ndalesa për grupim të më shumë se katër personave në hapësira publike, nuk vlen për të gjithë, gjegjësisht ka raste kur ajo nuk zbatohet.

Nga Qeveria informojnë se vendimi për ndalesën për grupim të më shumë se katër persona nuk zbatohet për:

– për prindërit me fëmijë nga e njëjta familje;
– gjatë organizimit të mësimit së sipërfaqe të hapura, si pjesë e arsimit formal në institucionet arsimore dhe institucionet e kujdesit për fëmijët;
– gjatë pritjes në stacionit e transportit të udhëtarëve;
– gjatë trajnimeve dhe garave sportive profesionale;
– gjatë organizimit dhe mbajtjes së tubimeve zyrtare (takime, punëtori, trajnime, konferenca, sesione, etj.), të cilat janë të nevojshme për të siguruar funksionimin e vazhdueshëm të institucioneve, subjekteve të biznesit dhe organizatave të tjera;
– gjatë kryerjes së detyrave të punës nga punonjësit në shërbimet thelbësore të tilla si policia, ushtria, shërbimi zjarrfikës, sigurim, shëndetësi, etj;
– për personat që gjenden duke kryer detyra pune derisa ofrojnë ndihmën e parë në kushte të rrezikshme për jetën;
– gjatë hyrjes të operatorëve ekonomikë në objekte, mjediset/objektet e tyre për marrjen e një shërbimi, pritje në radhë para operatorëve dhe të ngjashme, duke ruajtur distancën minimale të lejuar prej të paktën 1.5 deri në 2 metra kur merrni shërbimin;
– për kryerjen e veprimtarive të tjera që përcaktohen dhe zhvillohen me respektimin e detyrueshëm të masave të përkohshme, masave të ardhshme dhe protokolleve, planeve dhe algoritmeve të qëllimshëm për të vepruar në përputhje me këtë vendim.