Seanca e Komisionit për sisteme politike dhe marrdhënie në mes bashkësive është anuluar për shkakë të koordinimit të partive politike, pas kërkesës së deputetëve nga OBRM-PDUKM. Në seanancën e sotme nuk ishin prezent përfaqësuesit nga komisioni shtetëror për të raportuar mbi punën e tyre gjatë vitit 2017, ndërsa ata nuk e informuan Kuvendin për mungesën e tyre, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Edhe pse ishte parajlajmëruar për sot, mirëpo raporti i PSP-së do të prezantohet të mërkurën nga ana Prokurores së Prokurorisë Speciale, Katica Janeva.
Në seancën e sotme të Komisionit për sisteme politike dhe marrëdhëniet në mes bashkësive, kryetari Aleksandar Kiçkovski dhe deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk u pajtuan nëse dëgjimi duhet të ndiqet nga përfaqësuesit e komisioneve shtetërore, të cilët, sipas përvojave të deritanishme, duhet të mbrojnë raportet për punën e bërë. /Telegrafi/