Site icon Telegrafi

Maqedoni, Rajoni planor lindor siguroi mbi një milionë euro fonde për projekte kapitale

Qendra për zhvillimin e rajonit planor lindor në vitin e kaluar siguroi rreth një milionë e dygjind mijë euro për projekte për 11 komunat e këtij rajoni.

Drejtoresha e kësaj qendre, Dragica Zdraveva shprehet se numri më i madh i mjeteve janë harxhuar për investime kapitale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mjetet janë siguruar nga fonde të BE-së përmes Programit për bashkëpunim ndërkufitar me Bullgarinë dhe nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim.

Numri i projekteve nga profile të ndryshme u rrit për 40%.

Ky rajon pret që edhe këtë vit të sigurojnë fonde për projekte tjera kapitale./Telegrafi/

Exit mobile version