Radiostacionet kombëtare do të lirohen nga detyrimi për të paguar tarifën e shpërndarjes së sinjalit për vitin 2022.
Qeveria ka miratuar edhe një Vendim për sigurimin e mjeteve financiare të NP Radiodifuzioni Kombëtar për vitin 2022.
“Me mjetet nga ky vendim radiostacionet kombëtare do të lirohen nga detyrimi për pagesën e tarifës për shpërndarjen e sinjalit për vitin 2022″, thonë nga Qeveria.
Kjo do të thotë se shpenzimet e radiostacioneve kombëtare, të cilat rrjedhin nga obligimi për pagesën e tarifës për shpërndarjen e sinjalit për vitin 2022, në vlerë të përgjithshme prej 7.500.000,00 denarë, pjesërisht do të mbulohen me mjete nga Buxheti i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e paraparë në pjesën e masave antikrizë./Telegrafi/