Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) iu rekomandon kompanive ushtruese të veprimtarive energjetike, si dhe ndërmarrjeve publike që janë ofrues të shërbimeve ujore drejtë qytetarëve, në dy javët e ardhshme të mos i shkyçin qytetarët nga sistemet adekuate për furnizim me energji elektrike, energji të ngrohjes dhe ujit për shkak të faturave të papaguara.
Nga KRRE thonë se duke e pasur parasysh vendimin e Qeverisë për parandalim të përhapjes së koronavirusit dhe pandemisë që është shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, me këtë rekomandim kanë për qëllim që t’iu tregojnë kompanive dhe ndërmarrjeve publike puna e të cilave është nën kompetencën e tyre që të tregojnë humanitet dhe t’iu përmbahen aktiviteteve të cilat do të ndikonin ndaj shëndetit të njeriut.
“Në këtë situatë të jashtëzakonshme me Kovid-19, kur është shpallur pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe ka vendim nga Qeveria për parandalim nga përhapja e koronavirusit, Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore, para së gjithash, përgjegjësi, por edhe obligim për mbrojtje të konsumatorëve dhe për këtë rekomandon në dy javët e ardhshme kompanitë ushtruese të veprimtarive energjetike, si edhe ndërmarrjet publike që janë ofruese të shërbimeve ujore, të përmbahen nga shkyçja për shkak të faturave të papaguara”, deklaroi Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë./Telegrafi/