Qytetarët duhet të përgatiten për risi të mëdha në pagesën digjitale që së shpejti do të zbatohen në Ligjin e ri për shërbimet e pagesave dhe sistemet e pagesave, në të cilën Ministria e Financave dhe BPRMV punojnë me direktiva evropiane.
Sipas drejtoreshës së BPRMV Anita Angellovska Bezhovska pritet që këto risi të kenë ndikim pozitiv në ekonomi, të nxisin inovacione dhe produktivitet, t’i transferojë shërbimet publike dhe private si dhe ta rrisë konkurrencën e sektorit bankar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për teknologjitë e reja financiare dhe inovacionet diskutohet edhe në Konferencën e dymbëdhjetë për pagesë dhe infrastrukturë tregtare, që e organizon Banka popullore e Maqedonisë së Veriut bashkërisht me bankën e Holandës, ekspertët e së cilës prezantuan përfitimet nga i ashtuquajtur instant i pagesës.
“Pagesat instant janë shumë të rëndësishme për shkak se hapin dyert e inovacioneve të reja. Në holandë konsiderojmë se instant pagesat do të bëhen normale në ekonomi, përkatësisht në sistemin e pagesës. Me këtë risi do të mund të merren mjetet vetëm disa sekonda pasi të merren nga shitësi” thonë ekspertët./Telegrafi/