Site icon Telegrafi

Maqedoni, qytetarët përballen me probleme për të siguruar ilaçe

Fondi për Sigurim Shëndetësor në Maqedoni (FSSHM) urgjentisht duhet të rritë kuotën e ilaçeve për të siguruarit, për ato ilaçe që jepen me recetë.

Përndryshe, kushdo që sëmuret në pjesën e dytë të muajit, do të mbetet pa ilaçe, respektivisht do të mund t’i blej me para xhepi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vetëm në javën që kaloi ndihmë mjekësore kërkuan 3.800 persona, të cilët u prekën nga gripi sezonal.

Qytetarët kanë vrapuar nga barnatorja në barnatore për të gjetur ilaçet e duhura. Ata reagojnë dhe thonë se është e vështirë që të sëmuresh në një periudhë kur nuk ka mundësi ilaçe të blehen.

E gjithë kjo ndodh për shkak se Ligji për blerjen e ilaçeve ende nuk është procesuar në Kuvend. Deri te ky ndryshim i ligjit erdhi pas raportimeve për import paralel të ilaçeve në Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version