Qytetarët nuk do të kenë detyrim që të dorëzojnë te Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) paraqitje vjetore tatimore për të ardhurat e realizuara plotësuese.
Kjo është parashikuar me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tatim personal të të ardhurave, të cilat u shqyrtuan në seancën e djeshme të Qeverisë ë Maqedonisë.
Sipas propozim-ligjit, në vend të qytetarëve këtë do ta bëjë DAP, ndërsa qytetarët do të duhet vetëm t’i konfirmojnë ose korrigjojnë informacionet e paraqitjeve.
Paraqitjet vjetore tatimore, qytetarët i parashtrojnë për të ardhura të realizuara plotësuese në vitin që kalon, ndërsa paraqitja parashtrohet më së voni deri më 15 mars të vitit në vijim./Telegrafi/