Site icon Telegrafi

Maqedoni: Qeveria mori vendim për pagesën e pensioneve për muajin maj

Në seancën e djeshme (18 maj) qeveria e shqyrtoi dhe miratoi informatën për pagesën e pensioneve për muajin maj 2021 dhe obligoi fondin për sigurim penzional invalidor që t’i dërgojnë të dhënat për pensione deri te bankat më së voni 25.05.2021 që të mundet pensionistët të kenë në dispozicion mjetet e muajt maj përmes bankomateve dhe rrjetit tregtar nga 26.05.2021.

Qeveria ju sugjeron bankave që përmes filialeve dhe ekspoziturat të sigurojnë pagesë të gatshme të pensioneve për klientët që nuk shfrytëzojnë kartela në katër grupe sipas radhitjes në vazhdim sipas vlerës së pensionit.

– për pensione në vlerë nga 11.000 den, pagesa të kryhet me 26.05.2021 (e mërkurë)

– për pensione në vlerë 11.001-14.000 den, pagesa të kryhet më 27.05.2021 (e enjte);

– për pensione në vlerë nga 14.001-18.000 den, pagesa të kryhet më 28.05.2021 (e premte); dhe

– për pensione në vlerë nga 18.001 den, pagesa të kryhet me 31.05.2021 (e hënë).

Exit mobile version